Në emisionin “Ftesë në 5” vajzat e ftuara folën për pasionin për futbollin dhe skuadrën që mbështesin ën “Euro 2020”.Ndër të tjera, moderatorja Sara Gjordeni tregon për një marrëdhënie që ka pasur disa vite më parë me një futbollist shqiptar. Ajo thotë se futbolli ishte arsyeja që i bëri bashkë por dhe që i ndau.
“Para shumë vitesh, u njoha me një djalë që luante me kombëtaren shqiptare. Dhe e vetmja gjë që na bashkonte në bisedat tona ishte dashuria për futbollin, informacioni im dhe dashuria e tij le të themi. Dhe fakti që të dy ishim tifozë të Gjermanisë”.-tha ajo.
Me humor, Sara rrëfen se nuk flisnin për asgjë tjetër: “Përtej asaj, nuk kishte asnjë bisedë tjetër. Më kujtohet që sa herë donte të niste një bisedë me mua, duhet patjetër të thoshte diçka në lidhje me futbollin. Ndihej me fat që kishte gjetur një vajzë që merrte vesh nga futbolli. Prandaj nuk zgjati dhe nuk u krijua asgjë”.
Diskutime rreth kësaj post