Moderatorja Lei Kraja ka shumë vite që është pjesë e “Supersport” si prezantuese sportive. Mirëpo ajo ka vendosur të largohet nga kjo platformë për të nisur një rrugëtim të ri.
“Who” ka mësuar se Lei ka vendosur që të bëhet pjesë e një televizioni të ri. Thuhet se tani e tutje Lein do e shohim në “Euronews”. Deri më tani nuk dihet asnjë detaj më tepër mbi punën që do të bëjë moderatorja në ekranin e ri.
Vetë Lei nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë lajm dhe duket se ajo ka vendosur t’ua lërë surprizë fansave të saj.
Me simpatinë e saj, Lei arriti të fitonte edhe vëmendjen e artistit me famë botërore, Dj Snake. Ky i fundit i komentoi bukuroshes shqiptare në një postim të saj në rrjete sociale. Ai la vetëm një emoji, si për t’i thënë Leit se kishte qëlluar në shenjë dhe ajo nuk ngurroi t’i përgjigjej.
Më vonë në një intervistë, Lei tregoi se e gjitha ishte mbyllur me kaq dhe se nuk kishte ndodhu asgjë më tepër.
“Më bëri pak çudi, por është globalizuar bota dhe është ngushtuar. Nuk më ka shkruar mesazh, nuk i bëra aq përshtypje. Unë nuk flas kurrë për jetën personale, por vetëm për profesionale. Nuk më duket normale që të dal e të them që dal me këtë”, – tregoi Lei.
Diskutime rreth kësaj post