Të rrisësh një fëmijë sot do shumë përkushtim dhe durim, prandaj disa çifte zgjedhin të jenë prindër të vetëm një fëmije. Gjatë një bisede virtuale në Instagram, Fiori Dardha u pyet nga një ndjekëse nëse do të bëhet nënë për herë të dytë. Dardha tregoi se një ndër pengjet më të mëdha në jetën e saj është që nuk ka bërë një motër apo një vëlla për djalin që ka, Abelin, sepse u fokusua shumë tek karriera.
“Një nga gabimet dhe pengjet më të mëdha që kam në jetë, është se i jam dedikuar shumë karrierës dhe kam lënë pas dore jetën time private.Kur bashkëshorti më fliste dhe kërkonte një fëmijë tjetër, përgjigja ime ishte: ‘Më vonë!’.E pafalshme! Ndaj, nëse Zoti na bekon me një fëmijë tjetër, do ishim shumë të lumtur dhe mirënjohës!”, shkroi moderatorja.
Ndjekësit gjithashtu ishin kuriozë të dinin arsyen pse Abeli i mban flokët e gjatë dhe përgjigja e Fiorit mbart edhe një mesazh të bukur në vetvete.
“Nuk e di nga e keni nxjerrë këtë teorinë që flokët e gjatë janë vetëm për vajza. Djali im është si drita dhe për mua nuk ka asnjë rëndësi si të duket ty apo kujtdo tjetër që ka këtë lloj mendësie… Dëshira për t’ia zgjatur flokët Abelit ishte e mamit tim. Ajo kujdesej shumë për të, e kishte pikë të dobët dhe donte ta shihte një herë me flokë të gjatë.Për këtë arsye nuk ia premë për disa kohë. Sot, mami im nuk jeton më. Abelit i pëlqejnë shumë flokët e gjatë, sepse i duket vetja si rocker.Gjithsesi, dilemën më të madhe e kam unë! Pyes veten: ‘Si do të donte mami, t’ia prisnim flokët, apo t’ia mbajmë të gjatë?’ Më mungon shumë! Ajo kishte përherë zgjidhjen e duhur!Ndaj tregohuni të matur dhe mos ndërhyni aty ku ju takon, sepse, edhe mund t’i lëndoni të tjerët!”, u përgjigj një herë e mirë Dardha.
Diskutime rreth kësaj post