Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Dojna Mema është pyetur nga ndjekësit nëse do të bëhej pjesë e formatit të ‘Big Brother VIP’.
Përtej angazhimeve të shumta që ka jashtë e që nuk mund t’i lërë përgjysmë, Dojna ka zbuluar një arsye tjetër përse do të ishte një banore e “padëshiruar” brenda shtëpisë.
“E para sepse prezantoj bigbrother.fubclub. E dyta, kam shumë gjëra jashtë që kërkojnë përkushtim dhe s’mund t’i lë përgjysmë. E treta, do më nominonin çdo javë sepse nuk di të skuq asnjë vezë”, ka treguar Dojna.
Me arsyen e fundit, morëm vesh se Dojna është një vajzë tipike “mami” ku siç duket gjërat i gjen gati. Ose mund të hamendësojmë se është edhe një vajzë “gjysheje”, pasi e kemi parë se çfarë raporti ka ajo me gjyshen e saj, të cilën e ka bërë edhe të famshme në Instagram.
Diskutime rreth kësaj post