Einxhel dhe Dj Dagz janë dy nga banorët më të përfolur të “Big Brother Vip” dhe të gjithë presin që shumë shpejt t’i shohin çift.
Arbri (Dj Dagz) u kthye në shtëpi vetëm për Einxhelin pas eliminimit.
“Një ndër arsyet pse u ktheva ishte Einxhel. Nuk kam besuar që do mërzitej aq shumë për largimin tim”, deklaroi ai.
Ndërkohë, vetë Einxhel e sqaroi marrëdhënien e tyre në spektaklin e së martës duke thënë se beson se një lidhje do i penalizonte.
“Nuk kam dashur të shihet sikur Dagzi po përdoret dhe besoj që një lidhje do të na penalizonte. Një nga pikat që nuk e kam të fortë në jetë është çështja sentimentale, s’i kam kushtuar vëmendje. Jam fokusuar tek puna, vetja, karriera. Nuk e kam menduar asnjëherë të përfshihem këtyre muhabeteve, të përkushtohem apo dedikohem.
Kam nevojë për kohën time, jam natyrë shumë diskrete, nuk e ndaj privatësinë time me gjithë botën. Nëse do të pyesësh jashtë miqtë e mijë, jam shumë e sigurt që nuk më kanë parë ndonjëherë duke e puthur. Jam natyrë e tillë”, tha Einxhel.
Mirëpo, miqtë e saj jashtë shtëpisë gjithnjë e kanë komentuar situatën që po ndodh brenda dhe e kanë shfaqur hapur mendimin e tyre.
E fundit ka qenë Fjoralba Ponari ajo që ka komentuar raportin e shumëpërfolur mes mikes së saj dhe Arbrit.
Duke iu përgjigjur një pyetje nga ndjekësit, nëse shoqërisë së nuses i pëlqen dhëndri ajo u përgjigj:
“Për dhëndër s’di të them se pak shpejt dhe rrethanat janë shumë jo normale, ndaj vetëm koha do e tregojë…porrr si shoqëri e vlerësojmë pafund mbështetjen dhe ngrohtësinë që po i ofron Einxhelit aty brenda.”
Diskutime rreth kësaj post