Isli Islami është një ndër moderatorët shqiptarë që tërheq gjithmonë vëmendjen me stilin e tij të veçantë. I ftuar dje në emisionin e pasdites ‘Rudina’, Isli zbuloi shumë detaje nga jeta e tij private.
I pyetur nga Rudina Magjistari për vathët që mban dhe kur ka qenë herë e parë që i ka vendosur, Isli tregoi se në vitin 2002 kishte vendosur një vath në gjuhë, por askush nga familja nuk e kishte kuptuar.
“Janë këto dëshirat e gjimnazit dhe unë përgjithësisht shquhem si një person, që çfarë ka diçka të re që është tendencë trendi, pa u fiksuar dua ta provoj, për aq kohë sa dikush tjetër nuk e ka bërë dhe në gjimnaz kështu kam qenë. Pa lejen e prindërve shkoj dhe vendos vathin tim të parë, piercing tim të parë në gjuhë, që asokohe bëhej fjalë nga viti 2002-2003. Ishte e sikletshme dhe e vështirë, e dhimbshme dhe thashë qenka fiks për mua, edhe e bëra. E mbajta vetëm një vit dhe nuk ma zbuloi askush nga të shtëpisë. E di çfarë ndodhi? Duke qenë se flas shumë përgjithësisht, në këtë periudhë që vendosa vathin e parë në gjuhë fillova të flisja me gojën pak më të mbyllur, që mos ma dallonte njeri”, – tregoi Isli.
Diskutime rreth kësaj post