Moderatorja e njohur dhe shumë simpatike, Liesa Haxhiasllani ishte e ftuar në “Soiree”, ku gjatë emisionit mori një pyetje të drejtpërdrejtë nga miku i saj.
Ardit Murataj: “kur do e bëjë publike djalin me të cilin është lidhur”
Reagimi i të ftuarve ishte i menjëhershëm, të cilët nuk ishin në djeni që në fakt Liesa po përjetonte një histori dashurie.
“Liesa e lidhur? Gëzuar, gëzuar!”, – thanë të gjithë njëzëri.
“Kur ke ndërmend që ta bësh publik këtë djalin dhe kur mendon se mund të krijosh ndonjë familje ose dasëm”, – e ka pyetur Arditi më tej.
“Arditi pas këtij emisioni, nuk do të jetë më miku im”, – u shpreh Liesa Haxhiasllani duke qeshur.
“Mund të themi sa vjec është Taulanti?”, – e ka ngacmuar më tej Ermal Peci.
“E ka Armand emrin”, – u përgjigj Ardit Murataj.
Ndërsa Liesa u shpreh se për momentin nuk dëshiron që ta bëjë publik.
“Nuk jam njeri që eci me plane. Kur të jetë momenti i duhur. Jam në karrierë për momentin”, – tha Liesa.
Diskutime rreth kësaj post