Hakerat iranianë publikuan pak ditën më parë të dhënat e nxjerrë nga sistemi i Policisë së Shtetit. Në listë shfaqeshin personazhet të njohur të politikës por edhe personazhe të njohur nga showbizzi.
Të dhënat vijnë nga sistemi “MEMEX”, i cili mban listën e të gjithë qytetarëve të hetuar apo të dyshuar nga policia. Megjithatë në një deklaratë të ditëve më parë policia u shpreh se në fakt hakerat nuk kishin mundur ta thyenin sistemin “MEMEX”.
Por ajo që na ra në sy në këtë listë është edhe emri i modeles Aurela Hoxha. Modelja nuk është përfolur për asnjë ndalim apo arrestim, ndaj mbetet enigmë arsyeja se përse ajo është në këtë listë.
Diskutime rreth kësaj post