Modelja e njohur Kristina Baki, ka thënë se jeton në një familje të madhe, së bashku me prindërit e bashkëshortit, ajo ka treguar se ka një raport shumë të mirë me vjehrrën e saj, duke zbuluar dhe një detaj që shumë nuse do të kishin “zili”.
Modelja është shprehur se me vjehrrën janë si dy shoqe të ngushta dhe se ajo i sjell kafen nuses në krevat.
“Tani që jam bërë mami, vjehrra më ledhaton pak dhe ma sjell ajo kafen tek krevati sepse rri gjithë natën pa gjumë me gocën dhe ajo më sjellë kafen për të nisur ditën. Por kur të ketë vjehrra nevojë, kafen do ja çoj dhe unë sepse unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën time.
Jemi si shoqe shumë të ngushta sepse ajo ka sjellë në jetë partnerin tim. Unë jetoj me vjehrrën lumturisht e lumtur. Kur kemi ndonjë gricje me njëra-tjetrën për shkak të vajzës, them “po si të mërzitem unë me të, ajo më ka sjellë në jetë njeriun që unë dua, kështu që kalojnë të gjitha”. As ajo nuk mërzitet.
Unë jetoj në një familje shumë të madhe, me vjehrrin, me vjehrrin. Unë kam jetuar gjithë kohën me familjen time dhe tani nga një familje kam kaluar në një familje tjetër, jam shumë e lumtur për këtë”,-ka thënë modelja.
Diskutime rreth kësaj post