Interesi i mediave ishte nëse kryeministri Edi Rama do të jetë prezent në mocionin me debat për çështjen ‘McGonigal’.
Balla tha se kryeministri nuk ka asnjë merak të përgjigjet pasi çështja e ish zyrtarit të FBI nuk ka lidhje me Shqipërinë.
Pyetje: A do jetë Rama?
Taulant Balla: Rrini të qetë nuk ka asnjë merak kryeministri, Rama për të kthyer përgjigje për një cështje që nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë megjithatë ne mezi e kemi pritur e mezi e presim ta zhvillojmë këtë debat. Shpresoj që opozita të bjerë dakord nëse realisht, por keni për ta parë nëse realisht duan të bëjnë debat por do vijnë do thonë na keni ndryshuar thlebin, nuk na dalin 700 minuta, por duam më shumë i dini këto historitë.
Diskutime rreth kësaj post