Me nismën e partisë së Fatmir Limajt, opozita kosovare mblodhi firmat për një mocion mosbesimi për qeverinë e Isa Mustafës, kabinet i dalë nga një marrëveshje paszgjedhore e vitt 2014 mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike, të drejtuar në atë kohë nga Hashim Thaçi.
Në listën me 42 firma që u dorëzua sot në Kuvendin e Kosovës, janë dhe emrat e disa deputetëve të PDK-së. Në kërkesë argumentohet se kjo qeveri duhet të rrëzohet për shkak se ka dështuar në zbatimin e programit qeverisës dhe se koalicioni qeveritar shpesh nuk i ka patur votat për të kaluar ligje të rëndësishme.
Më datë 10 maj mocioni i mosbesimit shkon në Kuvend ku do t’i duhen 61 vota për t’u miratuar. Edhe kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen e saj me qëndrimin se mocionin e opozitës do ta diskutojë me partnerin e koalicionit dhe më pas vendimet do të merren në këshillin drejtues.
Diskutime rreth kësaj post