Nga Novara e Italisë në Durrës, për Carminen, një mjeshtër në pension kjo nënkupton mundësinë e kushteve më të mira të jetesës.
Tetë vjet më parë, ai bashkë me bashkëshorten vendosën që të largohen nga fshati Piemonte dhe të shpërnguleshin në Durrës.
Pas dyzet vitesh punë si zejtar në Itali, jeta e pensionistëve në Shqipëri për Carmine ka marrë një tendencë krejtësisht të ndryshme.
“Nuk kemi probleme burokratike këtu, as deklarata tatimore nuk bëjmë”, thotë burri nga tarraca e banesës me pamje nga deti, teksa më tej shton se: Shqiptarët janë popull fantastik, i duan italianët.
Ai gjithashtu tha se Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm për pensionistët dhe se shteti nuk aplikon taksa mbi pensionet.
“Pensioni bruto vjen nga Italia dhe këtu shteti nuk aplikon taksa mbi pensionet”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post