Sipas disa të dhënave të publikuar shqiptarët po varfërohen për ditë e më shumë. Të dhënat e nxjerra nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në Shqipëri po rrënohet shtresa e mesme dhe po rriten ndjeshëm familjet e varfëra.
Sipas BSH familjet e shtresës normale dhe të mesme, që konsumojnë mbi 20 mijë lekë të reja në muaj po vijnë në ulje.
Kurse familjet e varfëra konsumojnë më pak se 20 mijë lekë të reja në muaj. Këto të dhëna janë shqetësuese për faktin se tregojnë se varfëria dhe mjerimi është ulur këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve.
Problem tjetër shqetësues në vend është edhe largimi në masë i shqiptarëve, shumica prej tyre largohen sepse nuk mund të përballojnë më kostot e jetesës sepse pagat janë shumë të ulëta.
Diskutime rreth kësaj post