Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me protestën që do të mbajë sot Sindikata e Punonjësve të Sistemit Shëndetësor, e cila kërkon lirimin e mjekëve të arrestuar, Ervin Sulaj dhe Serdi Memini.
Me ironi Manjani shkruan se nuk arrestohen mjekët me fjalë telefonash.
Postimi i plotë:
“Sindikata e Punonjësve të Sistemit Shëndetësor ka TË DREJTË!
Nuk arrestohen mjekët me fjalë telefonash. Jo vetëm mjekët xhanëm!!
Flasin dy persona të telefon dhe arrestohen 2 të tjerë emrat e të cilëve përmenden në bisedë.
Jalla! Drejtësia është bërë si Fronti Demokratik komunist!!! Njerëzia kënaqen fare me arrestime show!!
Siç kam thënë e stërthënë, ligji bolshevik i arrestit me burg duhet hequr nga legjislacioni penal. Duhet zëvendësuar me një ligj perëndimor e demokratik.
Por askush se dëgjon. Ata që marrin vendime e kuptojnë këtë gjë vetëm kur u bie halli vetë. Për fat të keq ky hall u bie rrallë, ndaj nuk dëgjojnë.
Në këto kushte prokurorët e gjykatësit thjesht i bien në top për të shënuar në lajme “suksesin e radhës”… Por edhe këtë “sukses” ua merr politika e diplomacia…
Mjer kë zë halli!” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post