Mjeku infeksionit në Kosovë Ilir Tolaj thekson se java e ardhshme pritet të jetë më e rëndë sa i përket numrit të infektuarve, duke paralajmëruar kështu një rritje të tyre.
Ai është shprehur se në menaxhimin e situatës së pandemisë në Kosovë janë bërë gabime si nga ana e institucioneve politike, po ashtu edhe nga institucionet shëndetësore.
“Kjo periudhë nuk është piku. Pas një jave mund të ketë një numër të madh dhe më pas mund të kemi rënie graduale”, është shprehur ai, shkruajnë mediat në Kosovë.
Diskutime rreth kësaj post