Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero bazuar në të dhënat e projeksionit epidemiologjik të bërë nga kolegët e tij brenda dhe jashtë vendit, parashikon që edhe në javën tjetër të ketë një shtim të rasteve.
“Më tej na mbetet të presim efektin e masave që ka marrë qeveria dhe të shohim nëse qytetarët i kanë zbatuar ato. Nëse qytetarët kanë ndjekur rregullat e vendosura nga qeveria, kanë qëndruar brenda dhe kanë ndjekur këshilla tona, në dy javët e para të prillit rastet duhet të vinë në rënie.
Në një rast të tillë besoj që edhe masat që do të merren nga qeveria do të vinë duke u lehtësuar. Mendoj se kjo epidemi do të zgjasë në rastin më të mirë 4 muaj”, tha Pipero për Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post