Teksa shumica prej njerëzve pëlqen ta fillojnë mëngjesin me një filxhan kafe të ngrohtë, në fakt mund të jetë jo produktive nëse qëllimi juaj është të ndiheni më energjikë gjatë gjithë ditës. Është kjo këshilla e Dr Karan Raj, i cili poston rregullisht për gjëra të tilla në llogarinë e tij në TikTok.
Ai u shfaq në BBC në Morning Live ku u bëri thirrje njerëzve të hiqnin kafen si pijen e tyre të parë në mëngjes dhe në vend të kësaj ta ruanin atë për më vonë gjatë ditës.
Dr Karan tha:
“Mos të jetë kafja gjëja e parë që bëni në mëngjes për t’ju zgjuar. Kur ju zgjoheni trupi juaj natyrisht ka një sasi kortizoli dhe nëse konsumoni kafe, rritet niveli i kortizolit në oragnizmin tuaj që në mëngjes. Pra, ruajeni kafen tuaj deri pak më vonë në mes të mëngjesit kur kortizoli juaj bie dhe energjia juaj bie, atëherë do të merrni një shtim të kafeinës”.
Diskutime rreth kësaj post