Përmes një postimi në facebook, mjeku i QSTU, Florian Toti i cili mban titullin profesor për sëmundjet e brendshme, tregon se si po detyrohet nga sistemi aktual të mendojë largimin nga Shqipëria.
Mjeku shkruan se si përfundoi mjek roje, për shkak se guxoi të kandidojë përballë shefave, të cilët ai i cilëson si “të përjetshëm”.
“Pas një periudhë gati dy vjeçare dje u riktheva në roje. Nuk e di për spitalet e tjera, por për Sëmundjet e Brendshme jam i sigurt që jam i vetmi me titull Profesor që mund të krenohem se jam në listën e rojes bashkë me specializantet e viteve të dyta e të para. Do të thoni që është për të mirën e një shërbimi më cilësor ndaj të sëmurëve….. nuk jam kundra, POR po të ishte kështu duhej të më shtoheshin edhe ditet e konsultave në ambulator, të më njihej receta me rimbursim si kolegëve të tjerë por JO….. këto përkundrazi më janë pakësuar se për të më hequr nuk kanë guxuar, të paktën tani për tani….ndaj më duket më shumë një inat përsonal se guxova të kandidoj përballë këtyre shefave të përjetshëm por që mua të paktën që jua kam parë gjithë dokumentacionin as nuk mund të ma mbushin mendjen as të më përkulin me presione të tilla. Të tjerët ndoshta mund t’i trembin por mua jo.” -shkruan ai në facebook.
“Kur lexoj pastaj dhe statuset e kolegëve më të vjetër e më të rinj për ZHGENJIMIN TOTAL mbi gjendjen e mjekut edhe unë pavarësisht se gëzoj titullin Profesor e jam President i një shoqate europiane, pjesë e EASD, me të drejtë me lind dilema: a duhet vërtet të vazhdoj të përplasem me paaftësinë e kthyer në sistem këtu në Shqipëri, apo mos duhet ta mendoj seriozisht largimin për në një vend ku nuk hyn në punë tarafi, miku, apo lidhja politike, POR VLERËSOHESH SIPAS AFTËSIVE. E siç do të thonin shumë kolegë edhe PAGUHESH SIPAS AFTËSISË…” përfundoi ai postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post