Mjeku i njohur infeksionist, Prof. Arjan Harxhi ka folur për hipotezën që po qarkullon se vaksina e tuberkulozit ndikon në përhapjen me vështirësi të virusit COVID-19.
“Jemi në një periudhë pandemie dhe ka interes për ta parë këtë fenomen në shumë këndvështrime. Një pyetje që është ngritur me të drejtë është që pse rajone të caktuara kanë një hasje më të pakët dhe një virulencë, apo forma të rënda të sëmundjes sesa vende të tjera.
Dhe është gjetur një lloj asosacioni midis këtyre dy lidhjeve, këto i studion epidemiologjia. Sheh që ka një lidhje dhe nëse është lidhje shkakësore do studime të tjera. Por është gjetur që vende që kanë aplikuar vaksinën e tuberkulozit mundet që ketë një ndikim në këtë lloj hasje më të pakët.
Mund të ketë një lidhje, por duhet gjetur nëse është shkakësore. Unë uroj që të jetë sepse do të ishte një bonus për Shqipërinë”, tha ai për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post