I pushuar nga puna vetem pak kohe me pare nga Rama, mjeku i njohur Ilir Allkja i eshte bashkuar fushates se kandidatit per deputet te PD, ne Librazhd, Lefter Geshtenja.
Ne fotot e shperndara ne rrjetet sociale nga vete mjeku, por edhe nga kryetari i PD-Librazhd, Bujar Vreto, shihen shume te rinj qe i jane bashkuar opozites ne rrugetimin e saj.
Postimi i plote i kryetarit te PD, Bujar Vreto:
“Rinia e Librazhdit do ndryshim✌🖐
Dola nga zyra për të pirë një kafe tek lokal “Flora” me Deputetin z.Lefter Gështenja por u surprizuam nga disa të rinj që ishin ulur në tavolina të ndryshme dhe u bashkuan me ne. Entuziazëm, mbështetje, besim dhe shpresë se Librazhdi me fitoren e PD-së do ndryshojë rrënjësisht dhe jeta e tyre do marrë kuptim këtu. Ne kohën që pinim kafe me të rinjtë, informacione të gjithanshme na vinin se mafiozët e pushtetit shpërndanin ndihma (lëmosha) në disa pika dhe ne ju dërguam porosi ti marrin se djersa e tyre është vjedhur nga hajdutët për 8 vjet.
Jo ndihma të shpërndajë (2 litra vaj, nga 2 kg miell e sheqer dhe ndonjë sapun 15 që të mbush kokën me parazitë) por çfar të duan të bëjnë nuk e ndalojnë zemërimin e popullit dhe votën kundër tyre në 25 Prillë 2021. Spontaniteti i kafes me rininë pikënisja e një ndryshimi të madh. Fitore💪🖐“- shkruan Vreto.
Diskutime rreth kësaj post