Mjeku kardiolog Elton Gjika, gjatë një interviste televizive, ka folur lidhur me profesionin e ti si mjek në Gjermani, ku është shprehur se Gjermania për bluzat e bardha është kthyer si një varkë shpëtimi, për shkak se puna e tyre shpërblehet, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta.
Përse largohen mjekët dhe infermierët nga Shqipëria?
Një pyetje që merr përgjigje nga vetë ata që lanë pas gjithçka, për të shërbyer në një vend tjetër europian si Gjermania, e që sipas tyre u kthen dinjitetin bluzave te bardha.
“Nuk ka pasur vende pune. Ka pasur vende të kufizuara në specializim. E treta, e cila është edhe më e rëndësishmja, mbështetja ekonomike”, shprehet Elton Gjoka, mjek kardiolog.
Elton Gjoka, mjek kardiolog, i cili prej 10 vitesh ushtron profesionin e tij Gjermani, tregon se çfarë gjeti atje.
Ashtu si ai edhe 70% e mjekëve dhe infermierëve, thonë se Gjermania është varka e shpëtimit për ta.
“Është i vetmi vend që ka bërë ligje për shtetin shqiptar. Aktualisht nuk ka asnjë shtet tjetër në BE ku shqiptarët mund të ushtrojnë zanatin e tyre, cilido qoftë ky. Një mjek specializant në Gjermani merr mbi 8 mijë euro, një rrogë më e madhe se e Guvernatorit të Shqipërisë”, shprehet ai.
Por, a do të kthehej sërish në Shqipëri?
“Kur flitet për rikthim, Shqipëria duhet të reflektojë, por tashmë Shqipëria po ecën mbrapa”, shprehet ai.
Gjermania mbetet “destinacioni” kryesor i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, pasi njohja e diplomës dhe specializimeve është lehtësisht e mundur.
E ndërsa për shumë prej tyre sigurohet një jetë më e mirë, në Shqipëri po krijohet një hendek i madh, në një sistem shëndetësor që prej vitesh ka mangësi të mëdha, si për ata që shërbejnë e po ashtu në shërbimin ndaj pacientëve./A2 CNN
Diskutime rreth kësaj post