Mjeku Andi Koraqi teksa ka folur lidhur me testet serologjike që tregojnë nëse një person e ka kaluar koronavirusin, tha se ende nuk është vërtetuar nëse ata që tashmë janë shëruar nga ky virus kanë fituar imunitet.
“Edhe unë nuk kam pse të jem i lumtur që e kam kaluar virusin pasi nuk e di nëse kam imunitet apo jo sepse nuk e dimë a mund të kthehet apo jo. Nëse një person bën testin serologjik dhe e ka kaluar virusin edhe mund të dalë negativ.
Ne nuk kemi kurrë një imunitet grupi dhe qëllimi i gjithë masave ka qenë që kurba të jetë e sheshtë. Ne kemi një javë që kemi nisur testimet serologjike dhe nuk kemi filluar analizimin e tyre.
Ne po testojmë grupet që janë me rrisk, punonjësit e shëndetësisë që kanë propabilitetin më të madh për të rënë në kontakt me virusin”, – tha Koraqi për abc news.
Diskutime rreth kësaj post