Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat. E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit (heqje dhjami) ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.
Sipas familjarëve, 28-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.
Mimoza Boçari, mjeke kirurge, e ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, theksoi se shumica e vdekjeve në botë ka ndodhur nga gabimet mjekësore dhe komplikacionet e ilaçeve.
“Statistikat thonë se shumica e rasteve të vdekjeve në botë ndodhin nga gabimet mjekësore dhe komplikacionet e ilaçeve. Jemi ne njerëzit që mjekun e trajtojmë në mënyrë kaq brutale ose i lëmë një dorë për të fituar para, duke i dhënë një rrogë të vogël. Për mua është problem i madh personaliteti i shqiptarit që është i dhënë pas parasë. Ne rrezikojmë gjithçka vetëm për pa ra”-tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post