Pasi një mjeke doli kundër deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ky i fundit i ka ardhur në mbështetje Bashës duke hyrë në debatin për shëndetësinë e konkretisht kirurgjinë.
Në një postim në “Facebook”, Vasili thotë se një aradhe koristësh zëçjerrë kanë filluar të këndojnë të njëjtën këngë bajate pasi kryeministri Edi Rama lëshoi mufkën e radhës.
Ndërkohë ai kujton se investimet në kirurgji janë bërë në vite. Sipas Vasilit, mohimi vulgar i të vërtetave është një antivlerë.
POSTIMI I PLOTË:
Refreni i mediokërve dhe koristeve zëçjerrë!
Pasi Edi Rama lëshoi mufkën e radhës që “dy katet e kirurgjisë së përgjithshme janë i vetmi investim në 90 vjet” është shfaqur edhe një aradhe koristësh zëçjerrë, që kanë filluar të këndojnë të njëjtën këngë bajate.
Jo për Edi Ramën se është frymë e harxhuar kot, por për ca të tjerë…po ju kujtoj vetëm një fakt:
shumë vite më parë Shqipëria investoi në kirurgji dhe filloi Kardiokirurgjinë e drejtuar nga i nderuari Prof.Petrit Gaçe duke u vendosur në një pozicion dinjitoz në raport me vendet e tjera.
Edhe shumë Profesore të shkëlqyer të Kirurgjisë u rritën dhe u lartësuan atje.
Investimi i bërë vazhdimisht sipas kohëve që kanë ndryshuar ka shënuar krijimin e asaj kirurgjie që u rrit në dhjetëra vjet.
Kush paturpësisht këndon këngën se kirurgjia filloi sot, u investua sot dhe lindi sot, vetëm tregon një mediokritet demencial.
Mohimi vulgar i të vërtetave është një antivlerë. Edi Rama do të iki, por turpi i koristeve do të mbetet.
Diskutime rreth kësaj post