Citynews publikoi dje disa foto të kryeministrit Edi Rama, ku dukej qartë dëmtimi dhe problemet me lëkurën e kokës së tij.
Fotot janë marrë në data të ndryshme dhe në aktivitete të ndryshme. Më e fundit është në datën 19 mars 2016.
Duke qenë se nuk kemi mjekë dhe nuk e njohim fushën përkatëse, ne publikuam fotot për të kuptuar se cila ishte sëmundja e kryeministrit në lëkurën e kokës së tij apo kush e shkaktonte atë.
Për të qenë korrekt dhe për t’iu përgjigjur interesit të disa dhjetra qytetarëve që na kanë shkruar dhe kanë çuar e-maile dhe në rrjetet sociale, ne po sjellim tre mendime të ndryshme në lidhje me problemin shëndetësor të kryeministrit.
Një prej komentuesve i cili nuk është identifikuar si specialist në ndonjë fushë të caktuar thekson se,“Dermatit Seboreik, shkaktohet kryesisht nga disbalanca e prodhimit të yndyrës në lëkurë. Në kushte atmosferike të ftohta ose të nxehta acarohet më shumë. Mjekohet me pomada kortizonale por është kronike. Lind kryesisht nga përdorimi i shtuar i ilaçeve sedative, kortizonike dhe polmodiletatore që kanë efekte anësore në çrregullimet e mëlçisë, metabolizmit dhe gjëndrave endokrine”, shkruan një nga komentuesit në faqen citynews.al
Për të qenë sa më të saktë dhe profesionistë, këtë koment e cuam tek dy mjekë dermatologë për të kuptuar se sa i vërtetë ishte ky koment apo sa afër realitetit qëndronte.
Një nga mjekët të cilin e kontaktuam tha se “Ajo qe shkruhet me siper per Dermatitin Seborrheic eshte pjesërisht e sakte. Kur thoni qe: (Lind kryesisht nga përdorimi i shtuar i ilaçeve sedative, kortizonike dhe polmodiletatore që kanë efekte anësore në çrregullimet e mëlçisë, metabolizmit dhe gjëndrave endokrine) kjo nuk eshte e sakte. Shkaktari i dermatitit seborrheic nuk eshte i njohur Supozohet se shkaktari eshte nje lloj myku qe quhet Malassezia por edhe kjo nuk eshte shume e sigurte Shkaktar mund te jete edhe Psoriaza por edhe kjo nuk eshte e vertetuar”, thekson dermatologu Gj.P
Një tjetër dermatologe e kontaktuar nga citynews tha se nga pamjet e fotove ajo që mund të ketë kryeministri Rama është folikulit.
“Infeksion i rrënjës se qimes. Nga djersa dhe yndyra qimja infektohet. Diagnoze e rendomte!”, tha dermatologia për citynews
Komentuesit dhe dy dermatologët përafrohen dhe i quajnë diagnoza të rëndomta, kronike, infeksion floku etj. Shkaktarët nuk mund të përcaktohen vetëm nga fotot sipas profesionistëve, por nga vizitat që i bëhen nga afër.
Ne e dimë që ai është i ngarkuar me hallet e mëmëdheut dhe e ka të vështirë të gjejë kohë apo është në dijeni të gjendjes së tij shëndetësore për problemet e sipërfaqes së kokës dhe ndoshta mjekohet për këtë. Ne urojmë që kreu ynë i qeverisë të gëzojë shëndet të plotë, shërim sa më të shpejtë të sipërfaqes të jashtme të kokës, pasi ato të brendshme nuk i njohim./citynews
Diskutime rreth kësaj post