Shefi i repartit të Obsetrik- Gjinekologjisë pranë Sherbimit Spitalor Pogradec Refki Pere, kërkon ryshfet për një operacion me anë një infermiere.
Rasti u bë publik nga Fiks Fare pasi Zaim Bakolli u drejtua emisionit se për lindjen e gruas së tij dhe një operacion që do të kryhej për mos të bërë më fëmijë i është kërkuar nga shefi i repartit 150 mijë lëkë të vjetra. Kërcënimet e qytetarit se do të ankohej në Fiks Fare për mitmarrje stepën mjekun i cili nuk e kreu vetë operacionin.
Z. Bakolli është babai i shtatë fëmijëve dhe priste fëmijën e tetë. Duke jetuar në kushte të këqija ekonomike, pa asnjë të ardhur, por mbajnë frymën vetëm me kemp-in e njërës prej vajzave të tij, menduan të bënin edhe një ndërhyrje kirurgjikale që mos të bënin më fëmijë.
Në ditën e konsultës Zaimi kishte debatuar me shefin Refki Pere, pasi një infermiere me emrin Entela e kishte pyetur se sa para kishte me vete. Kur ai i ishte përgjigjur se kishte vetëm 30 mijë të vjetra me vete, ajo i kishte thënë se ishte shumë larg shumës, pasi duheshin 150 mijë lekë. Në gjaknxehtësi e sipër Zaimi u kishte thënë se do të merrte Fiks Fare për këtë padrejtësi që po bënin ndaj tij, kështu së bashku me gruan shtatzënë dhe më familjarët e tij ishte larguar nga materniteti.
Ditën që gruaja duhet të sillte në jetë fëmijën e tetë gazetarët e Fiksit mbërrijnë në Pogradec ku së bashku me Zaimin i drejtohen maternitetit të Pogradecit. Ai fillimisht takon njërën prej infermiereve dhe I thotë se e ka gjetur borxh shumën që I kishin kërkuar, por ajo largohet duke i thënë se nuk kishe punë, pasi ishte vetëm infermierja e turnit. Ajo e drejton tek doktoresha e turnit për të bërë eko-n. Gjatë kryerjes së eko-s doktoreshë Genta I thotë se gruaja ishte gati për të lindur dhe nëse do të bëhej operacion duhet të jepte ok-in vetëm shefi, pra doktor Refkiu. Në bisedim del se Zaimi e kishte kërcënuar shefin se do të thërriste Fiksin dhe ai ishte stepur, por doktoresha në qetësi të plotë shprehet “ nuk jeni prishur për unë lekësh , se ai ta di hallin. Ai ka bërë dhe pa leka, kështu do ua bënte edhe ju”.
Më pas gruaja e Zaimit futet në operacion të cilin e bën një tjetër doktor sëbashku me doktoreshë Gentën. Fëmija lind i shëndetshëm dhe i seksit mashkull. Sërish Zaimi komunikon me infermieret për të ditur se sa është detyrimi I tij karshi mjekëve që kryen operacionin. Ai bisedon me një infermiere e cila i thotë “sa të kesh jepu” , kur Zaimi i thotë se ka 130 mijë lëkë të vjetra me vete ajo i thotë se janë mjaftueshëm. Kurse një tjetër i thotë që aq sa ka t’ia japë doktoreshë Gentës se ajo i ndan vetë pastaj.
Edhe takimi i fundit me shefin Pere, pasi fëmija kishte lindur dhe operacioni kishte përfunduar, Z. Bakolli I kërkon të falur se i ka ngritur zërin në konsultën e mëparshme , por doktori ruan qetësinë duke i thënë që ishte më mirë që nuk ndërhyn para 3 javëve. Në fund Zaimi kërkon të takojë edhe doktoreshën Gentën dhe doktor Ilirin të cilët bënë të mundur lindjen dhe ndërhyrjen dhe infermieret i thonë se vijnë vetë të kërkojnë pa merak.
Nga takimin që babai i tetë fëmijëve pati me doktoreshë Gentën I kërkoi nëse i detyrohej gjë , por kjo e fundit nuk pranon, por e largon duke I thënë “ ik se këtu jemi”.
Materniteti Pogradec
Qytetarja-Entela ç’kemi, si dukesh ti
Infermierja-Mirë eme ça bëri, e bëri kjo me lindi?
Qytetarja– Sa lek….
Infermierja-Mos më ngatërro fare me këto punë mua
Qytetari– Jo, ti kërkoj falje doktorit e kisha llafin
Infermierja-Jo ore mos më ngatërro mua, unë jam infermiere asgjë tjetër
Qytetari-Jo, jo unë…
Infermierja-Lere tashi…
Qytetarja-Po ti me i kërkove ti the
Infermierja-Si?
Qytetarja– Ti i kërkove ti the ajo e Çëravës
Infermierja-Ça thashë unë?
Qytetari-Sa donte atë ditë ay?
Infermierja-Nuk di gjë unë upupupupu, unë jam infermiere e turnit asgjë.
Qytetari-Pse tashi unë vajta i gjeta (leket)
Infermierja 2- Mjeke roje është doktoreshë Genta, shko bëj eko të të shikojë të të nxjeri si je, sa je, pastaj ça do ……
Shkojmë bëjmë ekon me doktoreshë Genta
Infermierja 3- Ajde ulu, mos u shtri po ulu.
Doktoresha e Ekos- Shiko po kjo akoma s’ka lindur
Pacientja-Po çne me.
Doktoresha e Ekos-Të kam parë njëherë unë ty më duket. Tashi me doktor Eftiun do vesh të vizitohesh?
Pacientja-Do ta bëj me operim
Doktoresha e Ekos-Me operim?
Pacientja-Që të mbyll kanalet
Doktoresha e Ekos-Po a ke biseduar me atë se ai është shefi, po s’tha ai nuk të bën njeri me operim. Se ti e ke me operim për të mbyllur kanalet nuk e ke se duhet ta bësh.
Pacientja-Po.
Doktoresha e Ekos-Jo për ndonjë gjë po duhet ai të jetë dakort
Qytetarja-Ai është specialist për atë punë
Doktoresha e Ekos-Specialiste edhe unë jam po ai është shefi është drejtori
Qytetarja-E është më i madh
Doktoresha e Ekos-Më i madhi, po tha ai që nuk bëhet po se vuri firmën ai, nuk e bën njeri.
Pacientja-Atë do bëjmë tashi
Doktoresha e Ekos-Atë, po pse se rregullon muhabetin me atë?
Qytetari– Moj doktore
Doktoresha e Ekos-Eeee
Qytetari-Po vajtëm atë ditë, mua më dha llafin që do vish ditën e hënë që ta operojmë. Mora e rrobat e të fëmijës e të ksaj….
Doktoresha e Ekos- Ai tha mua më ashtu tha jo më shanin më…po më ofendonin tha
Qytetari-Ça diagnoze ti ve, po e di vetë ti i thashë ti je doktor
Doktoresha e Ekos-Ti merre me të mirë mos e mer me të keq
Qytetarja-Po le atë po na kërkonin edhe lek këta
Qytetari-Pa le këtë, më del ajo Entela xhaxhi tha , sa lek ke në xhept?
Doktoresha e Ekos-Entela?
Qytetari– Ee. I thashë o bir i xhaxhit unë kam 7 fëmijë, ja i dhënkam një 30 mjë (te vjetra) aq kam i thashë të le fëmijët pa bukë, unë me një kemp të çupkës mbahem që e kam sakatkë
Doktoresha e Ekos-Ti ça e ke këtë? (E pyet për pacienten)
Qytetari-Grua. Kaq kam i thashë unë. Oho je poshtë tha pa 150…. S’kam thashë…Kaq kam gabuar i kam thënë kështu…
Doktoresha e Ekos- Ke fiksi a ça i the
Qytetari– Nuk i kam thënë doktorit, aty llafosa ka qënë ai doktori tjetër nuk i thashë ashtu, nqs ka pirë i thashë, po më jep këto përgjigje
Doktoresha e Ekos-Do marr fiksin, fiksin i the
Qytetari-Jooo
Qytetarja-Megjithatë ne jemi pregatitur, neve kemi marrë 130 mijë lek, po qe dakort kaq mirë po qe më shumë do ti kërkojmë borxh.
Doktoresha e Ekos-Nuk është puna e lekëve, nuk më tha mua për leka, nuk u sollën mirë tha, po më thoshin jo do marrim fiksin jo kshu. Tashi neve njerëz jemi kur s’kanë dhe pa leka i bëjmë, nuk është se s’ka bërë pa leka ay. Nqs është prishur ky muhabet për leka nuk e besoj, se ai ja u di hallin dhe prandaj ja u qan hallin që e fut në operacion. Nuk e fut në operacion që të marri leka. Ai bën përpjekje për të ndihmuar ty për të zgjidhur problemin.
Qytetarja-Neve na tha Entela (infermierja)
Doktoresha e Ekos-Mos u merrni megjith Entelë
Qytetarja-Ajo na tha
Qytetari-50 i ke pak tha. Tashi kur i thashë unë moj i rregullova.. OOO tha, pse e drodhe i thashë, ti me më the me i thashë se ti hyre me doktorin në zyrë. Atë ditë pse llafosje….
Doktoresha e Ekos-Çne që të llafosesh për lek me Entelën. Entela është një kot
Qytetarja-Infermiere është
Doktoresha e Ekos- Fundi i kazanit është
Qytetarja-Po, po. Edhe një pe Çërave edhe ajo tha. Si e ka gjëndjen byrazeri. Ça gjëndje i thashë , ay ska bukë të hajë moj.
Doktoresha e Ekos-Tashi ti je tamam për të lindur, nuk ke dhimbje fare?
Pacientja-Jo s’kam.
Takim me shefin e repartit Refki Pere
Doktori– Hë mirë, si ja çon?
Qytetari-Më fal për atë ditë, për atë ditë më fal, po ashtu qeva, kam halle, kam ashtu po për atë ditë më fal
Doktori-Po mirë mo mirë po…
Qytetari-Prandaj erdha vetë, lashë fëmijët
Doktori-Tashi sot e ka doktoresha, do bisedoj me atë
Qytetari-Edhe ti nuk mu përgjigje keq po, isha fajtori unë. Tashi do e futësh sot në operim?
Doktori-Më mirë që e lamë se po ta kishim futur atë ditë ishte fëmija i ….
Doktoresha-O ishte shumë përpara ajo
Doktori-Sa u bë?
Qytetari-Po bën dy tre javë
Doktori-Mirë se do bisedojmë, i keni analizat i keni të tëra
Qytetari-I kemi. Edhe pa ngrënë është edhe gjakun e kemi.
Doktori-Dakort , ja prisni aty jashtë, se do llafosemi.
Qytetari– Dua ta di se të respektoj si çupën time, sa është gjoba kur bëjnë operimet?
Infermierja 3- Nuk ka gjobë nuk ka gjobë, me dëshirë është
Infermierja 4-Nuk të kërkon ay
Qytetari– Unë 130 kam
Infermierja 4-Boll i ke
Qytetarja-Mos kërkon më shumë
Infermierja 4- Edhe ato i ke shumë.
Doktori që ishte caktuar pëe lindje ndrohet me një doktor tjetër. Takojmë doktorin pas lindjes
Doktori që asistoi në lindje- Ti je babai o?
Qytetarja– Ay është babai
Doktori që asistoi në lindje- Yyy të lumtë ty ee, çun e ke
Qytetarja-Rrofsh
Qytetari-Të më rrojë të na rroni edhe yve
Doktori që asistoi në lindje-Mirë gjëndja e përgjithshme mirë qau menjëherë, nuk ka thithur gjë, për momentin do e mbajmë
Qytetari– Tashi gruaja si është?
Doktori që asistoi në lindje-Po prit o të mbaroj njëherë për fëmijën unë se jam për fëmijën unë. Do ta mbajmë aty sa pëe ashtu dhe me kismet zotiti më vonë ta kalojmë në dhomë. Si fëmijë është fëmijë në kohë dhe fëmijë i saktë. Zoti ta faltë.
Qytetarja-Rrofsh faleminderit
Qytetari-E ke një kafe prej meje
Doktori që asistoi në lindje-Ajde mirupafshim.
Qytetari-Kush e operoi?
Infermierja 5- Doktoresha Genta me Ilirin, këta të dy.
Qytetari-Moj të të thotë xhaxhi ty, sa tu jap …
Infermierja 5-Iç o mos u jep, ose sa të kesh jepu, ke ti jepu…sa të kesh , ose iç mos u jep.
Qytetari-Është ndyrë është ndyrë, jo se jam ndonjë paralli, po më shpëtoi gruan, më shpëtoi fëmijën…
Infermierja 5-Sa të kesh jepu kaq kam i thuaj Gentës ee i lan ajo pastaj
Qytetari-Tashi të llafosemi drejt jemi njerëz kur thonë. Tashi Ilirin dua të takoj
Infermierja-Ja të dali nga operacioni se të kap vetë ay na ku je thotë, ajde këtu. Ti bëj vaksinën bebit
Qytetari-Bëja bëja, unë thashë se do ma bëje mua vaksinën.
Infermierja-Ty ta bëj aty që mos pjellësh më
Qytetari-Ngavash se unë jam kam dhënë byrazerkës lekët, kaq për këtë, kaq për këtë, prit mos u mërzit ti. Jam burrë unë
Infermierja-Ti je burrë mirë që e kuptove, i q… nënën mirë bërë, ku e zure këtë fëmijë?
Qytetari– I pirë isha….Ku është Genta?(doktoresha)
Infermierja 5-Entela drejtoe njëçikë ke salla se do Gentën, aty ku hamë bukë që mbrapa.
Infermierja-Ajde. Ajde more
Takim me doktoreshë Gentën pas operacionit
Qytetari– Rrofsh faleminderit
Doktoresha– Tu rrojë, e tubat ja lidhëm, fëmija sa kile ishte?
Qytetari-Tre e gjashtëqind a tre e tetëqind
Doktoresha-E tetëqind mbase, e tubat ja lidhëm tashi, tju rrojë…
Qytetari– Tashi sa…
Doktoresha-E dhamë llafin tashi, tashi unë e di hallin i mora vesh të gjitha
Qytetarja– Taks ndonjë gjë?
Doktoresha-Jo de jo nuk do taksim asgjë. Tashi u bë gjith ajo që ne ta zgjidhnim problemin, unë u nisa që tu ndihmoja se meqënëse e pashë nja dy herë dhe meqë Refkiu(doktori i parë që do e operonte) ja kishte dhënë llafin për operacion , ai nuk erdhi dot se kishte probleme Refkiu nuk hyri dhe rëndesi ka që puna u bë kjo ka rëndësi.
Qytetarja-Zoti të ndihmoftë
Qytetari-50 mja i ke?
Doktoresha-Po jo mo nuk asgjë sdua po ik tashi. Qetësohuni çdo gjë mbarovi. Ik se këtu jemi, këtu jemi.
Diskutime rreth kësaj post