Mjegulla e dendur që ka pushtuar zonën e Rinasit ka bërë që prej më shumë se një ore, aeroporti i vetëm në vend të anullojë të gjitha ulje-ngritjet në pistë.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të Syri.net, dendësia e mjegullës është shumë e madhe, ndërsa i tillë raportohet edhe numri i pasagjerëve në pritje.
Ende nuk ka një informacion se kur do të rinisijn fluturimet, ndërsa numri i linjave që presin të ulen e të ngrihen është jo i vogël.
Diskutime rreth kësaj post