Lehtësia e grabitjes spektakolare në Rinas si edhe niveli skandaloz i sigurisë tregoi se sa shtet qesharak kemi mundur të ndërtojmë deri më tani.
Mirëpo, duket se nuk mbaron me kaq ajo histori. Pasi dogjën makinën e parë për të futur në kurth policinë, grabitësit shkuan me një tjetër makinë në tunelet e fshatit Dritas pak kilometra nga Rinasi duke i vënë edhe aty flakën makinës, shkruan Albeu.com.
Pas kësaj nuk ka asjnë gjurmë të autorëve. Mirëpo, në nxitim e sipër, autorët kishin harruar aty një dorashkë që besohet se u përdor gjatë grabitjes.
Atë dorashkë e konstatuan gazetarët e kronikës që shkuan në vendin e ngjarjes.
Tre ditë më parë, gazetari i A2 CNN Jul Kasapi, bëri një postim me foto nga dorashka duke shkruar se ishte një provë nga vendi i ngjarjes.
Kjo dorashkë nuk u mor nga grupi hetimor atë ditë, madje as ditën tjetër, ku një tjetër gazetar kishte shkuar dhe e kishte zhvendosur nga vendi ku ndodhej më parë.
U deshën tre ditë që grupi hetimor të shkonte sërish në vendin e ngjarjes dhe të adminstronte si provë atë dorashkë që dyshohet se i përket njërit prej grabitësve.
Kjo tregon edhe se sa seriozisht e ka policia dhe prokuroria në veprimet për zbulimin e kësaj ngjarjeje. /albeu
Data 10 prill
Data 11 prill
Data 12 prill
Diskutime rreth kësaj post