Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku inspektoi sot punimet për mbyllen e plotë të Baypass-it të Fierit. Pikërisht në videon e shpërndarë në rrjete sociale nga ky inspektim, nuk kanë munguar komentet e shumta ndaj kryeministrit Rama.
Kështu një qytetare i shpreh shqetësimin për rindërtimin e shtëpive të prishura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas.
“Shtepijat qe prishi tërmeti kur do i filloni.. mjaft me rruge e teatra. Jemi jashtë e po paguajmë nga xhepi. Merrni masa se po vjen data qe mori jet njerëzish e na ka lene me shume strese.”, – i shkruan një qytetare.
“Mbase nuk i ke ndjekur njoftimet e vazhdueshme, po edhe pak durim e do fillojne edhe ato, sepse eshte dashur kohe per planet urbanistike dhe projektet!”, – i përgjigjet kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post