Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun grek, Mitsotakis në Lituani në samitin e NATO-s. Klima ishte e qetë dhe pozitive. Në foton e publikuar nga mediat në Athinë, Rama shfaqet serioz kurse Mitsotakis i buzëqeshur.
Mediat greke shkruajnë se çështja e Fredi Belerit është ngritur “urgjentisht nga kryeministri, Kyriakos Mitsotakis” gjatë takimit privat që patën sot në Vilnius.
“Mitsotakis theksoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes, duke theksuar se në Shqipëri ka një çështje shteti ligjor.
Në fund të fundit, çështja e shtetit ligjor në Shqipëri është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE” shkruan Prothotema.
Fredi Beleri është arrestuar dy ditë përpara zgjedhjeve për blerje votash dhe ndodhet pas hekurave duke mos bërë dot betimin pas zgjedhjes në 14 Maj.
Diskutime rreth kësaj post