Çështja e kryetarit të zgjedhur në Himare, Fredi Beleri, ishte një ndër çështjet që diskutuan kryeministrit Edi Rama dhe homologu i tij Kyriakos Mitsotakis në Vilnius të Lituanisë.
Kreu i qeverisë greke deklaroi para gazetarëve, se i ka kërkuare Ramës lirimin e sa më parë të Belerit.
“Me homologun tim shqiptar, zotin Rama, e ritheksova edhe një herë se kjo çështje është një çështje që duhet zgjidhur. Është çështje e shtetit të së Drejtës, dua ta theksoj këtë, kur një kryetar i zgjedhur burgoset pa akuza të vlefshme dhe mbahet në burg pa pasur mundësi të betohet. Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin në një vend që e ka vendosur shtetin e së Drejtës Europiane në krye të reformave që dëshiron të bëjë për t’iu afruar unionit. Mendoj se mesazhi im ishte i qartë: respektoj pavarësinë e gjyqësorit shqiptar, nga ana tjetër mendoj se të gjithë e kuptojmë se kjo çështje duhet të zgjidhet shpejt”, ka thënë ai, raporton ABC news.
Reagimi vjen një ditë pasi në parlamentin europian me propozim të deputeteve greke, kaloi një rezolute ku u përmend dhe çështja Beleri. Konkretisht amendamenti mori 290 vota pro dhe 256 kundër.
Kërkesa u paraqit në emër të dy grupimeve nga eurodeputeti i SYRIZA-s, Stelios Kuloglu.
Beleri u arrestua disa ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimin për blerje votash.
Diskutime rreth kësaj post