Për tre ditë rresht në Uashington është zhvilluar samiti i NATO-së, ku morën pjesë të gjithë liderët e vendeve të aleancës.
Pas përfundimit të samitit, kryeministri grek ka ndarë një album fotosh nga tre ditët e tij në Uashington, mes tyre edhe foton familjare të liderëve e cila është e fundit. Ose më saktë një pjesë të saj.
Mitsotakis ka postuar në rrjetet e tij sociale vetëm një pjesë të fotos familjare, ku në pjesën që mungon ishte edhe kryeministri Edi Rama. Më këtë të fundit marrëdhëniet e liderit grek janë ftohur prej disa kohësh për shkak të ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Madje Greqia është shprehur tensionet nga kjo çështje mund të ndikojnë edhe në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ndërkohë rasti i fotos së postuar nga Mitsotakis, është cilësuar skandal nga akademiku italian, Ernesto Ferrari.
Diskutime rreth kësaj post