Anulimi i takimit kryeministror ka shkaktuar ftohjen e marrëdhënieve mes Britanisë dhe Greqisë. Kryeministri britanik, Rishi Sunak ishte planifikuar të takohej me Kyriakos Mitsotakis në 10 Doëning Street të martën, që kulmonte një vizite të tijën tre-ditore në Londër, por ajo u anulua në minutë të fundit, duke zemëruar kryeministrin grek që ndërpreu menjëherë udhëtimin.
Vendimi erdhi pas mosmarrëveshjeve për pronësinë e skulpturave antike Partenon të ekspozuara në Muzeun Britanik. Përpara parlamentit britanik, kryeministri tha se homologu grek nuk mbajti llafin e dhënë
“Ne jemi gjithmonë të lumtur të diskutojmë tema të rëndësishme thelbësore me aleatët tanë, si zgjidhja e migracionit të paligjshëm apo forcimi i sigurisë sonë. Por kur ishte e qartë se qëllimi i takimit nuk ishte të diskutonim çështje thelbësore për të ardhmen, por më tepër për të rihapur çështjet e së kaluarës, nuk ishte e përshtatshme, për më tepër, kur zotime specifike dhe garanci specifike për atë temë iu dhanë këtij vendi dhe më pas u thyen. Kjo mund diçka e papërfillshme për të, por pikëpamja ime është që kur njerëzit bëjnë angazhime, ata duhet t’i mbajnë ato”, tha Sunak.
Kryeministri grek i bëri komentet në një intervistë për BBC të dielën në lidhje me pronësinë e Mermereve 2500-vjeçare të Partenonit.
Më herët zëdhënësit e qeverisë britanike thanë se Greqia kishte dhënë garancinë se nuk do ta përdornin vizitë si një platformë publike për të rihapur çështje të vjetra, si pronësia e skulpturave të Partenonit, për të cilat Athina thotë se janë vjedhur, ndërsa Mbretëria e Bashkuar pretendon se ato janë marrë në mënyrë të ligjshme në shekullin e 19-të.
Diskutime rreth kësaj post