Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia nuk mund t’i ofrojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore si ‘Patriots’ ose S-300, duke iu përgjigjur presionit nga aleatët e BE-së dhe NATO-s për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Kiev.
Me Rusinë që ka shtuar sulmet ajrore në Ukrainë, qeveritë e BE-së janë nën presion për të furnizuar më shumë sisteme mbrojtëse në Kiev, veçanërisht vende si Greqia dhe Spanja që kanë sisteme të tilla në arsenalin e tyre, shkruan Reuters.
“Greqia nuk do të dërgojë S-300 ose Patriot në Ukrainë,” tha Mitsotakis në një intervistë në Skai TV të enjten vonë.
Ministrat e Bashkimit Evropian thanë të hënën se po shikonin urgjentisht se si t’i siguronin më shumë mbrojtje ajrore Ukrainës, por ata u ndalën nga premtimet konkrete të sistemeve Patriot që Kievi vlerëson më shumë.
“Ne u pyetëm dhe ne shpjeguam pse nuk mund ta bëjmë atë,” tha Mitsotakis duke shtuar se këto sisteme janë “kritike për aftësinë tonë parandaluese”.
Diskutime rreth kësaj post