Kryeministri Edi Rama nga takimi në Durrës nuk ka qëndruar pa e komentuar protestën e ditës së djeshme.
Me ironi ai ka thënë se ata që dalin në shesh janë “protestues profesionistë”.
Gjatë një takimi në Durrës në kuadër të takimeve ‘Bashkia që duam”, Rama tha se protestuesit e opozitës janë punonjës të bashkive.
“Janë protesta që zhvillohen vërtetë si një furtunë në gotë dhe jo siç i keni parë ju në tv apo në fotografitë që shoqërojnë protestat që ndodhin këtu.
Janë protestues profesionistë, punonjës bashkisë që nuk u shërbejnë qytetarëve nëse agjencia turistike nuk i nis në protestë. I quajnë mitingu i shekullit, i jetës, mitingu i të gjitha kohërave. Kur mblidhemi ne për një Kongres i quajnë anti protestë”, tha ai. /albeu
Diskutime rreth kësaj post