Në mitingun e fundit të PD, kreu i PD, Lulzim Basha do të jetë i vetmi folës tek sheshi “Nënë Tereza“. Mësohet se makinat janë vendosur në kordonë, dhe duket se do të jetë një skenar i ngjashëm me atë të mitingut hapës tek sheshi ‘’Nënë Tereza’’.
Simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike, me flamuj në dritaret e automjeteve, kanë nisur të afrohen në shesh duke krijuar atmosferë para ardhjes së kandidatëve.
Ndërkohë socialistët u mblodhën sot për herë të parafundit në Durrës, duke mbushur stadiumin Niko Dovana para finales në Vlorë, dy zona ku kryeministri Edi Rama kandidon për deputet.
Diskutime rreth kësaj post