Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi rezultojnë të jenë njerëzit që do transportonin me gomone nga Shqipëria në drejtim të Italisë, rreth 50 emigrantë sirianë.
Emigrantët rezulton të kenë udhëtuar nga Tirana në drejtim të Vlorës, ku janë organizuar nëpërmjet grupeve kriminale të këtij qyteti, të cilët kanë mundur ti nxjerrin në lundrim.
Por kushtet e këqija të motit dhe dallgët e mëdha e kanë bërë thuajse të pamundur lundrimin në det, për shkak edhe dëmtimit të gomones. Kanë qënë vetë emigrantët që kanë njoftuan sallën operative të policisë së Vlorës, se ishin duke u mbytur në det, ndaj kërkonin ndihmë.
Policia e qytetit nuk ka pasur informacion mbi këtë tentativë trafiku, pasi nëse do të kishin pa dyshim që ndërhyrja do ishte realizuar që në tokë dhe jo në det, në orët e mesnatës.
Ka dyshime të forta se në dijeni të këtij trafiku klandestinësh, mund të ketë qënë roja bregdetare e ushtrisë, e cila ka ndërhyrë vetëm pasi nga gomonia është lëshuar alarmi SOS dhe më pas është telefonuar salla operative e policisë, se një gomone me klandestinë Sirianë, po mbytej në zonën e grykëderdhjes së lumit Vjosa.
Mirëpo e habitshme është fakti se si kanë arritur të shpëtojnë dy ose tre personat, që drejtonin gomonen.
Dyshimet flasin se mund të jenë ndihmuar nga vetë rroja bregdetare dhe dyshimi tjetër është në faktin se trafikantët mund të kenë pasur mjet lundrues shoqërues, si motor uji, duke bërë që të braktisnin gomonen dhe të dilnin në breg, me motora.
Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, policia e Vlorës ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me këtë çështje të trafikimit të klandëstinëve sirianë nga Shqipëria në Itali, trafik i cili mund të ishte kthyer në tragjedi.
Fatmirësisht të gjithë emigrantët janë shpëtuar Sirianë janë shpëtuar duke ju dhënë ndihma e parë në spitalin e Vlorës dhe disa prej tyre në spitalin e Traumës, të Tiranës.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post