Ende nuk është artikuluar një amanet, që artisti i njohur Maks Velo ka lënë pas. Miku dhe ish-studenti i tij Anastas Kostandini me të cilin ka rrëfyer biseda shpirti në studion e tij në Pogradec, mendon se sëmundja nuk i la kohë për të shkruar një testament.
“Them që sëmundja ja ka prishur qetësinë dhe nuk i ka lënë kohë. Maksi e ka humbur toruan sapo ka marrë përgjigjen e anemisë dhe të disa analizave të tjera. Ka rënë pas kësaj dhe nuk besoj se ka pasur rast të shkruajë një testament”, u shpreh Anastas Kostandini.
Një ditë pas lamtumirës Ministria e Kulturës e shpalli banesën e Maks Velos në Tiranë, monument kulture të kategorisë së dytë, për ti hapur rrugën ndërtimit të një Muzeu me emrin, Maks Velo.
“Për mua është një lajm i mirëpritur që ne më në fund të fillojmë të bëjmë shtëpi muze, shtëpi artistësh.”
Artan Shabani ish-drejtori i Galerisë Kombëtare ishte sugjeruesi i kësaj ideje. Ai thotë se është fatkeqësi që ne kujtohemi për artistët pas vdekjes, por artisti e dëshironte një Muze, rrëfyer në biseda miqësorë me të.
Diskutime rreth kësaj post