Të reja rreth Eden Hazard. Lojtari belg po vuan shumë nga dëmtimet dhe dhjetë herë është ndalur prej momentit kur është pjesë e Real Madrid.
Mjekët nuk po arrijnë të kuptojnë shkakun e problemeve të shpeshta fizike të 30-vjeçarit, por për momentin nuk do të kryhet asnjë ndërhyrje kirurgjikale.
Drejtuesit e Realit në bashkëpunim me drejtuesit e Federatës belge dhe vetë lojtarin, kanë rëndë dakord që një fizioterapist nga Belgjika të fluturojë drejt Madridit për të ndjekur situatën e lojtarit.
Prioriteti kryesor është gjetja e burimit të problemit në kyçin e këmbës. Që prej verës së vitit 2019 kur Hazard erdhi nga Chelsea për 100 milion euro, ai ka humbur 51 ndeshje me Realin.
Diskutime rreth kësaj post