“Trekëndëshi i Bermudës” është një emër konvencionalisht i njohur për të treguar zonën e Detit të Karaibeve që përfshin Ishujt Bahamas, Ishujt Bermude, Porto Rikon dhe Kubën.
Bëhet fjalë për një vend misterioz dhe njëkohësisht famëkeq, për shkak të fenomeneve të zhdukjes dhe të ndërhyrjeve që ndodhin.
Protagonistë janë pilotët e avionëve dhe të anijeve, të cilët shpesh kanë vërejtur se me të hyrë në këtë zonë busullat çmenden dhe sinjalet e radios humbasin. Është si të hysh në një botë tjetër, në një dimension tjetër. Pastaj, në mënyrë të papritur, gjithçka qetësohet dhe kthehet si më parë.
Kurse herë të tjera, avionë dhe anije që kalojnë atje janë zhdukur në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Një rast veçanërisht domethënës ka ndodhur në vitin 1963, kur dy avionë, pa u përplasur njëri me tjetrin, do të rrëzoheshin njëkohësisht. Në realitet, anomali në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk janë dhe aq zhdukjet sesa mungesa e mbeturinave. Avionët dhe anijet që zhduken në shumë raste nuk lënë asnjë gjurmë. Zhduken në kuptimin e vërtetë të fjalës. Për këtë ekzistojnë dëshmi të shumta.
Për shkak të këtyre ndodhive misterioze, trekëndëshi i Bermudeve është quajtur edhe “Trekëndëshi i Djallit” ose “Trekëndëshi i Mallkuar”.
“Zbulimi i ri”
Shkencëtarët besojnë se ata kanë zgjidhur më në fund misterin e “Trekëndëshit të Bermudës”.
Megjithatë, shkencëtarët mendojnë se ata mund të kenë zgjidhur rastin, duke e vënë atë në një model jashtëzakonisht të rrallë, e të çuditshëm.
“The Mirror shkruante sot se “ekspertët gjetën re gjashtëkëndore, një grumbullim shumë i rrallë, në Detin e Veriut në afërsi të Britanisë”.
Duke përdorur radarët satelitë, kjo për të matur se çfarë po ndodhte nën retë. Gazeta shkruan se ata zbuluan se erërat e nivelit të detit arrinin pothuajse 100 milje në orë, të fuqishme dhe të mjaftueshme për të gjeneruar valë mbi 45 milje rreze të lartë.
Ata gjithashtu vunë në dukje se të njëjtat re janë paraqitur mbi majat perëndimore të trekëndëshit Bermuda, por dhe re duke filluar nga 20 deri në 55 milje në të gjithë zonën.
Sipas meteorologut Randy Cerveny, i cili shpjegon se sa të fuqishme janë retë, ku thotë se: “Këto lloje të formave gjashtëkëndore mbi oqean janë sa një bombë ajrore. Ata formojnë microbursts dhe shkaktojnë shpërthim të ajrit, që vjen poshtë nga fundi i një re dhe pastaj godet oqeanin dhe krijon valë që nganjëherë mund të jenë masive”.
Shpërthimi mund të përhapet jashtë me shpejtësi 170 milje në orë, më shumë se e mjaftueshme për të rrokullisur anijet dhe të shtyjë poshtë aeroplanët.
Megjithatë edhe ky “zbulim” është i debatueshëm. Edhe herë të tjera kanë dalë lajme për zgjidhjen e misterit e Trekëndëshit të Bermudës, por që më pas janë përgënjështruar.
10 fakte të çuditshme për Trekëndëshin e Bermudës
1– Ajo që e ushqeu mitin e Trekëndëshit ishte një rast i vitit 1945, kur një skuadër me 5 bombardues të ‘US Navy’ u zhduk bashkë me avionin e tyre që fluturonte mbi oqean, ngjarje e cila u pasua edhe më të tjera të ngjashme, duke përforcuar bindjen se Bermuda ishte një vend i mallkuar.
2– Anija e Christopher Columbus lundroi në ujërat e qeta të Trekëndëshit në vitin 1492, kur ai vuri re lexime të çuditshme në busull dhe top të zjarrtë në qiell.
– Gjatë shekullit të kaluar, aty kanë humbur 1000 jetë, ndërsa janë zhdukur katër aeroplanë dhe 20 anije.
– Bruce Gernon pretendon se ka humbur 28 minuta pasi fluturoi përmes një tuneli të reve që ka ndryshuar rrjedhën e kohës. Aeroplani u zhduk nga radari, për t’u pastaj shfaqur në Miami Beach.
– Drita e aeroplanit të Irving Riversit u vërejt dy kilometra nga toka më 1978, por ai u zhduk në momentin kur vëmendja e kontrolluesit për një minutë u shmang në gjërat tjera.
– Në shtratin e detit të Trekëndëshit ka nivele të larta të metanit. Kur një nga xhepat e gazit hapet, është në gjendje të rris dendësinë e ujit dhe të fundos anijet në sipërfaqe.
– Trekëndëshi i Dragoit është si kipc i Trekëndëshit të Bermudës në Oqeanin Paqësor. Është shpallur zonë e rrezikshme në vitin 1950, kur 700 detarë humbën për vetëm dy vjet.
– Disa besojnë se nën Trekëndëshin e Bermudës fshihet Atlantida mitologjike dhe se kristalet e saj ndikojnë në funksionimin e busullës dhe radarit.
– 306 persona ishin të humbur, kur anija US Cyclops u zhduk më 1918. Kjo ishte humbja më e madhe e jetës që marinarëve jashtë luftimit.
– Baza për testim e quajtur AUTEC, e njohur si Zona 51 Detare, është vendosur në afërsi të Trekëndëshit të Bermudës dhe thuhet se aty janë vërejtur shumë objekte të paidentifikuara fluturuese (UFO).
Tre teori konspirative mbi Misterin e Trekëndëshit të Bermudës
1- Hipoteza Antlatida
Mbështetësit e hipotezës së Atlantidës pranojnë se nga rrënojat nënujore të kontinentit të humbur të Atlantidës dalin disa rreze vdekjeprurëse që sjellin dhe zhdukjen e anijeve dhe aeroplanëve. Thënë ndryshe, sipas këtyre autorëve, midis rrënojave nënujore të Atlantidës gjenden armë që u përkisnin atlantidasve dhe që janë akoma funksionale, dhe momente të caktuara që nuk mund ta dimë kur janë, nga këto armë dalin rreze vdekjeprurëse të cilat shkatërrojnë anijet dhe avionët. Një nga mbështetësit e kësaj teze, David Zink, i ka vendosur përkufizimin këtyre rrezeve si “zjarr kristali” dhe hipotizon që këto armë nga të cilat del zjarri i kristalit, aktivohet kur bëhen bashkë një sërë faktorësh të ndryshëm, në mangësi të të cilave këto armë edhe pse akoma në gjendje të funksionojnë, qëndrojnë jo aktive. Gjithmonë sipas Zink, është gjithmonë ky “zjarr kristali” shkaku i turbullimeve magnetike dhe anomalive gravitacionale që janë ndeshur në Trekëndëshin e Bermudës. Mbështetësit e hipotezës së Atlantidës i japin një rëndësi shumë të madhe profecive të Edgar Cayce, një vegjenti të famshëm amerikan shumë të njohur në SHBA. Edgar Cayce kur kalonte në gjendje transi e kishte zakon të profetizonte gjëra të ndryshme, midis të tjerash dhe disa që kishin të bënin me Atlantidën që ai e quante Poseidonia, që ishte emri me të cilin banorët e kontinentit të humbur quanin Atlantidën. Cayce tregoi se në Atlantidë kishte qytete të mëdha, makina të mistershme që transportonin materien dhe një gur i zjarrtë që ishte në gjendje të kapte dhe përdorte fuqinë e mrekullueshme të energjisë kozmike. Gjithashtu Edgar Cayce formuloi, kur ishte në gjendje transi, një profeci shume preçize në vitin 1940.
Ai parashikoi që një pjesë e rrënojave të një tempulli të Atlantidës, që ndodhej e varrosur nën baltën e Bimini, një ishull pak larg nga Florida, do të zbulohej 28 vite më vonë d.m.th në vitin 1968. Në fakt në vitin 1968 tamam në Bimini, disa zhytës zbuluan disa blloqe gurësh që mund të ishin muret e një tempulli të rrënuar, si dhe rrënoja të tjera që mund të ishin muret dhe rrugët e një qyteti të fundosur nën ujë shumë kohë më parë. Zhytje të reja dhe foto nga ajri duket të konfirmojnë ekzistencën e këtyre rrënojave. Gjithsesi duhet të themi se jo të gjithë oqeanografët janë të sigurtë së këto blloqe gurësh janë pjesë e rrënojave të Atlantidës. Duhet të themi se, edhe sikur të bëhej fjalë thjesht për shkëmbinj siç pranojnë këta oqeanografë, këta shkëmbinj janë pa dyshim me një formë shumë të çuditshme, sa të japin idenë që mund të jenë rrënojat e një qyteti të fundosur. Edhe sikur të pranonim që këto blloqe guri janë me të vërtetë, ashtu siç duken, rrënojat e një qyteti të fundosur, nuk do të thotë patjetër që të jenë rrënojat e një qyteti të zhdukur të Atlanditës, nga momenti që niveli i ujit të detit përgjatë shekujve është ngritur më shumë se një herë dhe midis të tjerash furtunat detare mund të kenë përmbytur qytete bregdetare në të kaluarën e largët, dhe që nuk kanë asgjë të përbashkët me kontinentit e Atlantidës.
2- Dritarja shumëdimensionale
Autorë të tjerë besojnë se zhdukjet e aeroplanëve dhe anijeve në Trekëndëshin e Bermudës janë si pasojë e prezencës në këtë zonë gjeografike të një dritareje ekstradimensionale ose të një dritareje shumëdimensionale (dritaret ekstradimensionale vënë në kontakt dimensionin tonë, universin tonë, me një dimension paralel kurse dritaret shumëdimensionale vënë në kontakt dimensionin tonë me një numër universesh paralele dhe jo vetëm me një). Këta autorë pretendojnë se pështjellimet elektromagnetike dhe anomalitë gravitacionale që ndodhin në Trekëndëshin e Bermudës janë pasojë e kësaj dritareje ekstradimensionale ose shumëdimensionale. Mendimi ynë është që kjo hipotezë, së bashku me atë ufologjike që do të shtjellojmë më poshtë, është më e besueshme se sa ajo e Atlantidës duke qene se në disa raste të zhdukjeve të anijeve apo aeroplanëve duket sikur ato janë transportuar pikërisht në dimensione të tjera.
3- UFO
Sipas kësaj hipoteze zhdukjet e anijeve dhe avionëve në atë zonë janë shkaktuar nga rrëmbimet e UFO-ve. Autori që mbi të gjithë ka mbrojtur këtë tezë dhe ka kërkuar prova për ta mbështetur është ufologu amerikan Jessup që dedikoi shumë nga koha e tij në studimin e lidhjeve të mundshme midis UFO-ve dhe misterit te Trekëndëshit të Bermudës. Për fat të keq vendimi i Jessup të vetëvritej e ndaloi ufologun amerikan në përpjekjen për të vazhduar hetimet e tij si mbi raportin për UFO dhe Trekëndëshin e Bermudës ashtu dhe mbi elemente të tjerë të fenomenologjisë ufologjike.
Diskutime rreth kësaj post