Blerta Leka është 18-vjeçarja e përzgjedhur mes shumë vajzave të tjera për të përfaqësuar Shqipërinë në 26 nëntor në finalen e “Miss Universe“, që organizohet në Uashington.
Ajo u shfaq në videon prezantuese me tematikën “Pa kufij”, të xhiruar në Bovillë.
“Rrezikova jetën pasi më duhej të ngjitesha në malin 620 metra lartësi të Bovillës, për xhirimet e pamjeve që promovojnë Shqipërinë”, deklaroi ajo në media.
Ky spot mesa duket ka tërhequr vëmendjen e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke vendosur ta vlerësojë edhe më shumë punën e saj. Pasi e priti në zyrën e tij, Veliaj i bëri dhuratë një suvenir, pikërisht Kullën e Sahatit, objekti që për shqiptarët është një simbolikë e vjetër.
Motivacioni për këtë dhuratë është “Promovimi që Miss Universe Albania 2017”, Miss Blerta Leka, i ka bërë zonës së Malit të Bovillës, për t’u prezantuar në “Miss Universe”.
Diskutime rreth kësaj post