Monika Kryemadhi ka kujtuar 17-vjketorin e themelimit të LSI-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi iu kërkon të gjithë djemve, vajzave, burrave e grave që e duan LSI-në, që të vazhdojnë të luftojnë për atë se çfarë përfaqëson kjo parti.
Jo vetëm kaq, por Kryemadhi paralajmëron se misioni për të cilin është krijuar kjo parti do të vazhdojë.
“Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson.
Misioni vazhdon”, – shkruan Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post