Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të aksioneve për plotësimin e kushteve higjieno – sanitare ka bllokuar një qendër tregtimi të mishit në Prrenjas
Në emailin e Aku-së rreth orës 20:00 ka mbërritur një denoncim nga një qytetar për therjen e tregtimin e mishit në qytetin e Prrenjasit në shkelje flagrante të standardeve të sigurisë ushqimore.
Trupat inspektuese e DRAKU, Elbasan kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u konstatua , evidentua, dënua dhe ndërpre veprimtaria e kundërligjshme.
Konkretisht, gjatë inspektimit të papritur, subjekti “Bani Zhobro” u kap në flagrancë duke ushtruar barbarisht aktivitetin e therjes së kafshëve në një ambient të pa miratuar dhe në kundërshtim të plotë me kërkesat ligjore dhe kafsha natyrshëm e pa kontrolluar nga veterineri – i cili sipas protokolleve veterinare kryen edhe certifikimin ose jo të mishit pas kontrollit të detyrueshëm para dhe pas therjes.
Ky subjekt “Bani Zhobro” është i regjistruar në QKB me aktivitet ‘Tregtim mishi” por në momentin e inspektimit subjekti ushtronte aktivitetin e therjes së kafshëve në ambientin ngjitur me atë të tregtimit të mishit ,në katin e parë të një pallati. Në ambientet e therjes u gjendën dhe më pas u konfiskuan 45 kg mish vici dhe një set me vegla pune (2 cengela,1 thikë,1 hanxhar).
Diskutime rreth kësaj post