Mishi i përpunuar shkakton kancerin
Organizata Botërore e Shëndetsisë (OBSH) konfirmon se mishi i kuq i përpunuar shkakton kancerin. Sic raportohet, vetëm 50 gramë mish i përpunuar në ditë shton me 18 % rrezikun për kancerin e zorrës. Për të dalë në këtë përfundim, OBSH është mbështetur në zbulimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Kërkimeve mbi Kancerin, e cila e rendit mishin e përpunuar si; sallami, salçiçet, proshutat në të njëjtën kategori si plutuniumi dhe alkooli, që sipas tyre shkaktojnë kancerin.
Doktori Kërt Streijf i OBSH – së thotë se: “rreziku rritet, me shtimin e sasisë së konsumuar”. Janë pikërisht elementet që i shtohen mishit, konservantët apo kripa që mund të rrisin rrezikun e kancerit. Edhe temperaturat e larta në gatim, siç është barbeque, mund të krijojë elemente kancerogjene. Duke iu referuar shifrave, 34 mijë vdekje çdo vit i atribuohen dietave me konsum të mishit të përpunuar.
Kjo dallon nga 1 milionë vdekje që shkaktohen nga kanceri i lidhur me duhanin apo alkoolin, çdo vit. Kur flitet për mishin e kuq, OBSH rendit disa vlera ushqimore si; hekuri, zinku dhe vitamina B12. Ekspertët flasin për reduktimin e sasisë së mishit të kuq të konsumuar, por jo eleminimin e tij. Sipas OBSH zbulimi është i rëndësishëm për t’i ndihmuar vendet e ndryshme në botë të ndjekin një dietë sa më të ekuilibruar.
Diskutime rreth kësaj post