Miriami Cani është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të show biz-it shqiptar. Së fundmi këngëtarja i ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj në “Instagram” t’i bëjnë pyetje të ndryshme dhe një ndër ta ishte kurioz të dinte arsyen pse ajo është kthyer në Shqipëri duke lënë Gjermaninë.
Këngëtarja i përgjigjet duke i thënë se nuk është kthyer përgjithmonë dhe vazhdon jetën midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke qënë se aty ndodhet familja e saj. Sigurisht për Miriamin nuk është e lehtë të braktisë Gjermaninë pasi aty ajo ka jetuar që në moshën 5 Vjeçare.
“Më duhet të pranoj që këto muaj më ka marr shumë malli për familjen time e cila jeton në Gjermani. Po ashtu dhe për jetën dhe miqtë e mi në Heidelberg. Kur të kalojë kjo situatë e vështirë gjëja e parë që do bëj me Amelin dhe Duam është të takojmë familjen. Më mungojnë ata shumë.” – tha ajo.
Ndër pyetjet e shumta që gjenden në “Instastoryt” e Miriamit ishte dhe pyetja klishe tashmë se kujt i ngjan Duam, asaj apo Albanit. Mirëpo nga përgjigjeja e dhënë duket se mendimet e njerëzve e kanë bërë dhe Miriamin konfuze, pasi disa i pohojnë që ai është një kopje e mamit dhe disa të kundërtën. Gjithsesi ajo e pranon që Duam duket si Albani.
Diskutime rreth kësaj post