Një deklaratë e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro është shpërndarë në media të ndryshme në vendin tonë.
Gjatë fjalës së saj në Panairin e Biznesit, organizuar nga Dhoma e Tregtisë e qarkut të Gjirokastrës dhe të Janinës, Kumbaro u ka bërë thirrje djemve grekë të vijnë të punojnë, jetojnë dhe martohen në Shqipëri.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe zv.ministri i Jashtëm grek, Kosta Fraggoyannis.
“Bizneset apo miqtë grekë të vijnë të punojnë, të jetojnë, të dashurohen apo të martohen këtu në Shqipëri apo anasjellta”’, shprehet Kumbaro.
Diskutime rreth kësaj post