Me 101 vota pro, Kuvendi i Shqipëri ka miratuar shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Territoriale deri në muajin tetor. Opozita dhe Mazhoranca deri në këtë pikë të diskutimeve kanë dalë me qëndrime të ndryshme sa i përket hartës së re territorial, ku ata kërkojnë shtim të numrit të Bashkive, nga ana tjetër kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se i qëndrojnë ndarjes aktuale.
Mirëpo duket se me shtyrjen e afateve, mazhoranca ka lënë hapësira për të negociuar duke lënë të hapur mundësinë e plotësimit të një nga kërkesave të opozitës. Thënë ndryshe, nuk ka ende një vendimmarrje nga socialistët, por nuk “ia kanë prerë shkurt” opozitës duke bërë që të rishohin qëndrimet e tyre.
Siç kanë deklaruar më herët, opozita u ka kërkuar ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë në një proces për të cilin janë investuar tërësisht, madje e kanë shndërruar edhe një një “kalë beteje” të tyre.
Diskutime rreth kësaj post