Ashtu siç ishte parashikuar, ligji për ‘Lojërat e fatit’, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe basteve pas 31 dhjetorit, pritet të miratohet ditën e sotme në seancën e Kuvendit.
Pavarësisht se në rend të ditës do të jetë edhe votimi i këtij ligji, opozita sërish nuk do të marrë pjesë në Parlament duke bojkotuar për të disatën herë seancat plenare.
Kujtojmë se më 23 tetor Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet për “Lojërat e Fatit”, ndërsa kreu i këtij komisioni, Erion Braçe tha se ky ligj mund të hyjë menjëherë në fuqi, pasi për këtë nuk ka patur asnjë rezervë nga Presidenti Ilir Meta.
Diskutime rreth kësaj post