Miratohet moratoriumi 10-vjeçar për pyjet
Kuvendi miratoi të enjten me 101 vota shpalljen e moratoriumit 10-vjeçar që ndalon prerjen e pyjeve dhe eksportin e tyre, që hyn në fuqi menjëherë.
Gjithashtu, deputetët miratuan me 102 vota ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, ndërsa me 103 vota u miratua ‘ndryshimi i marrëveshjes së Marakeshit që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë.
Seanca e sotme, në fillim të saj, u shoqërua me debate dhe replika të forta mes palëve për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe me pas për mbylljen e urgjencës së Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post