Paketa fiskale e qeverisë për 2017-n kaloi me votat e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa opozita ishte kundër. Sipas saj, ndërhyrjet kanë karakter klientelist dhe nuk mbështesin ekonominë. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode tha se vendosja e akcizës mbi gazin e lëngshëm për automjetet do të nxisë evazionin.
“Do bëhet evazion pasi rrjeti i shpërndarjes është i njëjtë. Nuk është koha e rritjes së gazit pasi është alternativë e energjisë elektrike”, tha Bode.
“Pikat e mbushjes së gazit për gatim dhe për ngrohje për qytetarët do të jenë pika specifike dhe jo kudo. Nuk kemi vendosur akcizë për gazin për gatim apo për ngrohje”, tha Ahmetaj.
Përveç vendosjes së një akcize prej 13 lekë për litër për gazin e lëngshëm për automjetet, paketa fiskale parashikon heqjen e taksës doganore për lëndën e parë për fasonët dhe qymyrgurin koks.
Uljen e vlerës nga 7 me 5 milionë lekë për kategorizimin e makinave të luksit. Për mineralet metalore që përpunohen në vend, renta përgjysmohet nga 6 për qind që është aktualisht në 3 për qind. Taksa e tjetër që ulet është akciza për duhanin e përpunuar, që kultivohet në Shqipëri, nga 4.400 lekë për kilogram, në 2.500 lekë për kilogram.
Po ashtu do të ndryshojë skema e trajtimit të akcizës së karburantit për anijet e peshkimit e cila, nga përjashtimi kalon në rimbursim.
Diskutime rreth kësaj post